Programet Bachelor - Shkenca Politike

Programi i studimit në shkenca politike studion gjerësisht sistemet politike dhe ato të qeverisjes dhe ofron një analizë të thellë të aktivitetit dhe sjelljes politike. Ai gjithashtu kombinon teorinë me praktikën e politikës duke studiuar çështje që kanë të bëjnë me shpërndarjen dhe transferimin e pushtetit në vendimmarrje, rolet dhe sistemet e qeverisjes, qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare, politikat publike, etj.
Politologët e shohin “veten e tyre” të angazhuar në dy makro role kryesore: si këshilltarë të politikanëve dhe si politikanë të mirëfilltë, duke punuar në qeveri, në parti politike ose si funksionarë publikë.
Edhe pse një disipline relativisht e re, studimi i shkencave politike i ka rrënjët e thella, që në veprat e Aristotelit, Platonit etj, të shkruara gati 2.500 vjet më parë.
Shkenca politike zakonisht ndahet në disa nën-disiplina të ndryshme, të cilat së bashku përbëjnë fushën e politikave krahasuese, marrëdhënieve ndërkombëtare, teoria politike, administrata publike, etj.

Programet
Programi Bachelor në Shkenca Politike PERSHKRIMI  » APLIKO ONLINE  »