Programet Bachelor - Shkenca Sociale

Programet e studimit Bachelor në Shkenca Sociale janë : Sociologji, Psikologji, Edukim Fizik dhe Sporte të zhvilluar nga Departamenti I Sociologji, Psikologji e Edukim, pjesë e Fakultetit të Drejtësisë,Shkencave Sociale dhe Politike , synojnë t’u mundësojnë studentëve të mendojnë në mënyrë shkencore, krijuese dhe etike.

Sektori i “Sociologjisë” realizon programe studimi për përgatitjen e specialistëve të sociologjisë. Në një shoqëri në zhvillim, çelësi i vetë zhvillimit të qëndrueshëm është arsimimi cilësor. Arsimi është njëherësh edhe “çelësi universal” i zgjidhjes së problemeve sociale.

Sektori i “Psikologji” ka si qëllimi pajisjen e studentit me njohuri shkencore rreth psikologjisë dhe me konkretisht t’i informojë në lidhje me qëllimet dhe objektivat kryesore të fushës, objektin e saj të studimit, klasifikimin e saj si shkencë, përfshirë aplikimet e saj aktuale, si dhe njohjen në tërësi të drejtimeve të saj dhe disiplinave që lidhen me të.

Sektori i “Edukim Fizik e Sporte” synon të pajisë studentët me një formim akademik bazë të përqendruar në njohuritë dhe kompetencat kyçe, të domosdoshme për t’i përdorur në karrierën profesionale; t’i mundësojë studentëve përvetësimin e njohurive teorike dhe empirike mbi mënyrat dhe metodat e lidhura me fushën e edukimit e sporteve.

Programet
Programi Bachelor në Sociologji PERSHKRIMI  » APLIKO ONLINE  »
Programi Bachelor në Psikologji PERSHKRIMI  » APLIKO ONLINE  »
Programi Bachelor në Edukim Fizik dhe Sporte PERSHKRIMI  » APLIKO ONLINE  »