Departamentet

Departamenti i Drejtësisë
Departamenti i Drejtësisë është një nga departamentet e Fakultetit të Drejtësisë, Shkencave Sociale dhe Politike i cili promovon dhe koordinon kërkime në fushat shkencore juridike duke qënë kështu pika e kontaktit në raport më aktivitetet kërkimore të realizuara nga fusha të përafërta. Në të njëjtën kohë Departamenti krijon marrëdhënie me Departamentet e tjerë të Fakultetit dhe me Institute ndëruniversitare siç është Instituti i Cështjeve Publike me qëllim organizimin dhe forcimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore.
Departamenti i Shkencave Politike
Programi i studimit në Shkenca Politike, i konceptuar në përputhje me Deklaratën e Bolonjës, mundësojnë një përgatitje cilësore të studentit në disiplina si politologji, histori, filozofi, etj. Gjithashtu ai ofron mjetet analitike, metodologjike dhe konceptuale për interpretimin dhe zgjidhjen e problemeve që rrjedhin nga procesi i europianizimit dhe globalizimit; zhvillon aftësi kërkimore në fushat shoqërore dhe përgatit studentin të reflektojë mbi dukuri që lidhen me dimensionet politike.
Departamenti i Shkencave Sociale dhe Edukimit
Departamenti i Shkencave Sociale dhe Edukimit përbëhet nga tre njësi didaktike: njësia e Sociologjisë, njësia e Psikologjisë dhe njësia e Edukimit. Departamenti realizon programe studimi në nivelin bachelor, në Sociologji, Psikologji dhe Edukim Fizik e Sporte. Ky formim i aftëson studentët si profesionistë për të përballuar kërkesat e tregut të punës në një shoqëri të hapur dhe gjithnjë e më të integruar, si dhe i plotëson ata për të qenë qytetarë aktivë të një shoqërie të re demokratike.