Elona Bano, LLM
 

Elona Bano, LLM      

Pedagoge
Fakulteti i Drejtësisë & Shkencave Sociale e Politike
Departamenti i të Drejtës Publike dhe Ndërkombëtare
Funksioni Administrativ: Dekane e studentëve

Angazhimi në mësimdhënie
- Të drejtat e njeriut
- E drejta ndërkombëtare Publike
- Historia e shtetit dhe së drejtës
- Shkrimi dhe arsyetimi ligjor
- E drejta penale, pjesa e posaçme
- Praktika profesionale dhe praktika gjyqësore (Fakulteti i Drejtësisë)

Fushat e kërkimit:
- E drejta ndërkombëtare publike dhe private
- E drejta e mjedisit;
- Të drejtat e njeriut
- Zgjidhja e konflikteve në mënyrë paqësore në të drejtën ndërkombëtare

Biografi e shkurtër
Elona Bano është diplomuar juriste në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti Shtetëror "Ovidius", Konstanca, Rumani me rezultate shumë të larta duke u renditur e 11 nder 522 studentë. Ka marrë titullin master në shkenca juridike LLM në Universitetin Shtetëror "Miqësia e Popujve" -Moskë, Federata Ruse me rezultate të shkëlqyera. Ka kryer praktika pune në 2005 periudha qershor-tetor pranë Ministrisë së Integrimit, Departamentit të Administratës Publike organizuar nga Fondacioni SOROS. Ka bërë një stazh pune pranë Departamentit të Diasporës në Ministrinë e Jashtme maj-nëntor 2007. Në periudhën dhjetor 2007 - gusht 2009 ka punuar si drejtoreshë për promovimin e Malit të Zi, Rumanisë dhe Shqipërisë në kompaninë ndërkombëtare Balkan Express, Moskë, Rusi. Tetor 2009- qershor 2010 ka punuar si pedagoge në programet Bachelor dhe Master pranë Universitetit Evropian të Turizmit (EUFT) në disiplinat: E drejtë ndërkombëtare e krahasuar; Legjislacioni Turistik, E drejtë e Mjedisit. Që prej qershorit 2010 është pedagoge dhe Dekane e Studentëve në Universitetin Marin Barleti. Në vitin 2013 u pëzgjodh nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim si pjesëmarrsja e parë femër në klasën LEAD Albania ku në kuadër të projektit për forcimin e lidershipit punoi për një vit pranë Institucionit të Presidentit të Republikës si Këshilltare Ligjore për marrëdhëniet me Kuvendin dhe kontrollin e kushtetueshmërisë së ligjeve. Nga tetori 2014 dhe në vazhdim mban pozicionin e Dekanit të Studentëve dhe pedagoges së: Të Drejtës Ndërkombëtare Publike, Historisë së Shtetit dhe së Drejtës , Shkrimit dhe Arsyetimit Ligjor pranë Shluj “Universiteti Marin Barleti”.

Znj. Bano ka koordinuar projekte të rëndësishme për zhvillimin dhe mbështetjen e të rinjve dhe shtetit të së drejtës si “Get the Youth vote”, një projekt i ofruar nga grantete e vogla të ambasadës së SHBA-ve. Ka qenë eksperte për Monitorimin e Strategjisë ndërsektoriale të Drejtësisë në periudhën maj- dhjetor 2012 pranë Fondacionit Soros. Po ashtu ka qenë eksperte ligjore për draftimin e Strategjisë për biodiversitetin, ne kuadër të grupit të punës organizuar nga Ministria e Mjedisit në korrik – tetor 2014. Që prej muajit shkurt 2015 është e angazhuar si eksperte pranë sekretariatit teknik të formuar nga Kuvendi Shqipërisë për reformën e sistemit të drejtësisë.

Znj. Bano është në mbyllje të studimeve doktorale pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe ka një sërë botimesh kërkimoro-shkencore.

Mban titullin avokate pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë, si dhe përkthyese zyrtare e gjuhës rumune e licensuar nga Ministria e Drejtësisë. Znj. Bano zotëron gjuhët: rumune, ruse, angleze, italjane dhe gjermane.

Publikime:
- “Hyrje në Edukimin Ligjor- Udhëzues për të rinjtë”, Botim i Institutit Kërkimor Shkencor dhe Universitetit "Marin Barleti", Tiranë 2011
- “Zgjidhja paqësore e konflikteve në të drejtën detare”, Botim i AV Akademikerverlag GmbH & Co. KG, dhjetor 2013, ISBN 978-659-46180-4

Artikuj shkencor dhe referime në konferenca:
- Kontributi i Kirit të Madh në të drejtën për vetëvendosje Kombeve”; Revista shkencore “Perla”, nr. IV, viti 2010
- Problemet e mëdha të Turizmit tonë Shqiptar, pikëvështrim nga e drejta e turizmit”, Revista Ekonomisti, Bukuresht 2009
- “ Turizmi në Shqipëri dhe sfidat e legjislacionit turistik”, Konferenca Ndërkombëtare “Shqipëria është kulturë”, Apolloni 2010
- Europianizimi si zgjidhje në menaxhimin e konflikteve në ballkanin Perëndimor, Kumtesë e mbajtur në Prishtinë, 24-25 qershor 2011 me Temë “Managing Diversity in Post-Conflict Western Balkans: Multiculturalism, Multiethnicity, and Europeanization”, International Conference
- “Media as the fourth power and human dignity as the basis of society: the legal and political analysis of the Albanian post communist reality” Coauthor with Phd. Dorian Jano. Published in the magazine Politicka Misla 38 June 2012.
- Organizuese e konferencën ndërkombëtare shkencore “ Pushteti Gjyqësor dhe Integrimi Evropian” që u mbajt dt 6 prill 2012 prane Universitetit “Marin Barleti” dhe referuese me temën “Si u hodhën bazat e gjyqësorit shqiptar- Vështrim historik”. http://law.umb.edu.al/index.php?page=read-news&news=172 . Botuar ne revisten Gjeopolitika, dhjetor 2012
- Raporti per Monitorimin e strategjise ndersektoriale te drejtesise. Bashkeautore. Autore e objektivit Nr. 5. Publikuar nga Fondacioni Soros. http://www.soros.al/2010/foto/uploads/File/Ersida/Raporti%20i%20Monitorimit%20te%20Strategjise%20%20se%20Drejtesise/Raporti%20per%20monitorimin%20e%20Strategjise%20Ndersektoriale%20te%20Drejtesise_2012.pdf
- Decentralizimi një proces ndihmës për shuarjen e problematikave etnike- analizë juridike e rëndësisë së garantimit të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni si gjuhë zyrtare. Kumtese e mbajtur ne Konferencen Nderkombetare ne Tetove 25-16 Janar 2013, organizuar nga Universitetit I Evropes Juglindore ne Tetove.
- Barazia e individeve pavaresisht perkatesise etnike – një analize e legjislacionit dhe jurisprudences se GjED. Kumtese e mbajtur ne Konferencen Nderkombetare organizuar nga Universiteti Marin Barleti, Fakulteti I Drejtesise me teme Shqiperia dhe Pakicat kombetare dhe etno-kulturore, 13-14 shkurt 2013. Botuar në revistën Gjeopolitika dhjetor 2013. ISSN 2218-7294
- Dekretet e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe regjimi i tyre juridik, kumtesë e mbajtuar në Konferencën Ndërkombëtae organizuar nga Universiteti Shtetëror i Strugës, Fakulteti i Drejtësisë, Shteti i së drejtës dhe demokracia, Tetovë 12 mars 2014. Pritet të botohet, ndërsa abstrakti është pasqyruar në Abstract Book.
- Liria e aksesit në informacion si një sfidë për një qeverisje të hapur në Shqipëri, Kumtesë e mbajtur në Konferencën e tretë Ndërkombëtare organizuar nga Projekti PITAGORA dhe Universiteti I Tiranës me temë “ICT Education, Konwledge Society and Open Governance”, Tiranë 26 prill 2014. Punimi pritet të botohet, ndërsa abstrakti është pasqyruar në Abstract Book.
- Përforcimi i shtetit të së drejtës si një detyrim ligjor i MSA-së. Objektivi 5 i Strategjisë Ndërsektoriale të drejtësisë dhe rëndësia e tij, kumtesë e mbajtur në Konferencën Kombëtare ‘Zhvillimet ligjore dhe institucionale në Shqipëri në kuadër të angazhimeve të MSA-së’, organizuar nga Departamenti i të Drejtës Publike, Universiteti i Tiranës.
- Roli i Presidentit të Republikës në garantimin e shtetit të së drejtës, artikull shkencor i botuar në revistën “Avokatia”, nr. 10, fq 25, prill 2014, ISSN 2304-6392

Kontribute të tjera
- Minoritetet arumune në Shqipëri dhe shqiptarët në Rumani – Revista Istros, Braila 1999
- “Naum Vecilharxhi me një muze në Rumani”- gazeta Shqip, Nr. 200, 24 korrik, 2007, f. 24
- “Medvedev, si e shohin rusët pasardhësin e hekurt të Putin” 6.3.2008, gazeta Tema
- Një ditë në shtëpinë e Tolstoit : jeta e gjeniut nga zejtar këpucësh deri te kryevepra botërore "Lufta dhe Paqja"Tema. - Nr. 2225, 4 nëntor, 2007, f. 12 – 13
- “Historianët rusë : Pavarësia e Kosovës është në rrugë të pakthyeshme, Tema - 3 shkurt.2008
- Dostojevski, pjesa e errët e jetës së një njeriu; Tema. - Nr. 2371, 1 qershor, 2008, f. 20
- “Gazprom”, politika energjitike për dominimin e Europes, Tema 19 janar 2008
- “Nga Rusia me dashuri (për Obamën)” Tema, 9 nentor 2008
- “Diskriminimi i heshtur alla evropian” Metropol. 1 tetor 2010 http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=67615
- “Quo vadis Shqipëri në 2011”; Metropol, 7 janar 2011, fq 10 http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=68717
- “Opinion mbi opinionistët”, Metropol,maj 2011, fq 17
- “A është Valdimir Putin i duhuri për Rusinë e 2012-ës”, Metropol, 3 dhjetor, 2011
- “ Presidenca Shqiptare e Komitetit të Ministrave të KiE-së, sfidë apo privilegj?” Metropol, 9qershor 2012 , fq 12 http://www.gazetametropol.com/presidenca-shqiptare-e-komitetit-te-ministrave-te-keshillit-te-evropes-sfide-apo-privilegj-elona-bano-nje-pjese-shume-e-vogel-e-opinionit-publik-jane-te-ndergjegjshem-se-tashme-komiteti-i-ministrave/
- “Kriza financiare në Greqi, sëmundje apo ndëshkim për sjellje të keqe?”, Metropol, 28 qershor fq. 11, http://www.gazetametropol.com/kriza-financiare-ne-greqi-semundje-apo-ndeshkim-per-sjellje-te-keqe/
- Presidenca greke e BE-se dhe interesat rajonale, Integrimi, 10 janar 2014
- Reforma ne drejtesi me shume se domosdoshmeri, nje detyre shtepie, Koha Jone, fq 8, 21 janar 2014
- Identiteti shqiptar dhe ai evropian, Tirana Observer, 18 korrik 2014, http://www.tiranaobserver.al/identiteti-shqiptar-dhe-ai-evropian/
- “Cmenduria edukuese” e teksteve shkollore, Tirana Observer, 20 shtator 2014, http://www.tiranaobserver.al/cmenduria-edukuese-e-teksteve-shkollore/

Pjesëmarrje në projekte:
- Trajnim i mundësuar nga zyra ndërkombëtare e avokatisë "White & Case" me praninë e disa gjyqtareve te Gjykatës se Hagës-Moskë
- Duke filluar nga muaji janar 2011 e deri ne qershor 2011 kam marre pjesë në projektin Edukimi Publik Ligjor, iniciuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Shoqërisë Civile pranë shkollave të mesme.
- Koordinatore e projektit të financuar nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, “Get the youth vote”, shkurt – qershor 2013
- Pjesëmarrsja e parë femër në klasën e parë LEAD Albania, program lidershipi sipas modelit të White House Fellowship, ku punoi si këshilltare ligjiore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, nëntor 2013 – nëntor 2014