Erion Kristo, MA
 

Erion Kristo, MA      

Pedagog
Fakulteti: i Shkencave Sociale
Departamenti i Qeverisjes, Politikës dhe Komunikimit
Funksioni Administrativ: Përgjegjës i Unionit Studentor

Angazhimi në mësimdhënie:
- Shkrim Akademik (Fakulteti i Shkencave Sociale)
- Histori e Doktrinave Politike (Fakulteti i Drejtësisë)
- Antropologji Sociale (Fakulteti i Shkencave Sociale)
- Sociologjia e fesë (Fakulteti i Shkencave Sociale)
- Sociologjia e kulturës (Fakulteti i Shkencave Sociale)

Fushat e kërkimit:
- Shkencat politike
- Filozofi
- Letërsi

Biografi e shkurtër
Erion Kristo është pedagog në Departamentin e Qeverisjes, Politikës dhe Komunikimit si dhe përgjegjës për veprimtaritë studentore që prej vitit 2008. Ai është diplomuar dhe specializuar në Filozofi në vitin 1996, në Letërsi në vitin 2003, në Administrim Biznesi në vitin 2002. Ka punuar si Këshilltar dhe Shef Kabineti në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve 2000-2002, shef i sektorit të marrëdhënieve me jashtë në Institutin e Monumenteve të Kulturës në 2002-2007. Ka shkruar me dhjetra artikuj dhe analiza në shtypin e përditshëm dhe në revista shkencore. Drejtues i emisionit Bardhezi në TV SCAN. Ka përkthyer me dhjetëra libra filozofie dhe letërsie. Ka shkruar disa libra mbi kritikën letrare dhe hulumtime mbi jetën sociale. Figurë e njohur e shoqërisë civile, është drejtues i Lëvizjes Pro Jetës.

Publikime:
- Arti i ri i të menduarit. Manual për Shkrimin Akademik. Shtëpia Botuese Naim Frashëri 2004.
- Afresk Kritik. Shtëpia botuese Ideart, 2007.
- Libri i vdekjes 2009. Shtëpia botuese Ideart, 2010.