Esmeralda Hasani, MSc.
 

Esmeralda Hasani, MSc.      


MSc Esmeralda HASANI
Lektore
Fakulteti i Drejtësisë, Shkencave Socilae dhe Politike
Departamenti i Drejtësisë
E Drejta Evropiane

Fushat e Kërkimit:
E Drejta Europiane
E Drejta Kushtetuese e Krahasuar
Metodat dhe Teknikat e Planifikimit e Menaxhimit të Projekteve Evropiane

Biografi e shkurtër
Esmeralda Hasani ka kryer studimet e larta për Jurisprudencë pranë Universitetit Shtetëror të Milanos (Università Statale degli Studi di Milano – BICOCCA) me specializim në fushën e të Drejtës Ndërkombëtare. Ka kryer kualifikimin pasuniversitar në Business School “Europa Cube”, në Bruksel, Belgjikë, për planifikimin Evropian të Projekteve dhe Zhvillimin Lokal, Evropa 2020 dhe Horizon 2020.
Ka filluar punën në studio ligjore në vitin 2002, në Milano, “De Luca”, si asistente ligjore. Në vijim, në vitin 2006, pranë studios ligjore “Andreotti”, e specializuar në të drejtat e emigrantëve. Në vitin 2009 ka dhënë mësim në Institutin e Magjistraturës Bertacchi: “Elemente të të drejtës”. Më pas, ka qenë drejtuese dhe partnere e asociuar e projektit/programit Med në Bruksel - program ndërkombëtar i financuar nga Bashkimi Evropian, në mbështetje të politikave të kooperimit dhe zhvillimit rajonal.
Aktualisht ajo është Koordinator i zyrës së Projekteve dhe Ndërkombëtarizimit të Universitetit Marin Barleti, sikurse Ekspert i kërkimit dhe inovacionit pranë Komisionit Europian, me fokus vlerësimin e propozimeve, monitorimin e projekteve, vlerësimin e programeve. Ajo gjithashtu Drejtor Ekzekutiv i Institutit Barleti për Kërkim dhe Zhvillim. Ajo nga viti 2014 drejton Forumin Adriapol, Forumi i parë Ndërkombëtar Shqiptar, i konceptuar për të nxitur ekonominë krijuese dhe Zhvillim inteligjent në Shqipëri.
Ajo është e përfshirë në mënyrë aktive në projektet evropiane me tematikë hulumtim, arsimimin dhe inovacionin, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, në bashkëpunim me kompanitë në mbarë botën, universitetet dhe qendrat kërkimore. Nga viti 2014, ajo është anëtare aktive e Regjistrit Evropian ‘’EU-Projects Designers & Managers’’ në Holandë dhe anëtar i Komitetit Shkencor të EUPOLIS Lombardia, Rajonit të Lombardisë, Itali.


Pjesëmarrëse në:
- Konferenca Ndërkombëtare: "Strategjia e BE-së për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit", me temën '' Brandimi rajonal i Turizmit '', Athinë, 6 shkurt 2014.
- Konferenca Ndërkombëtare: "E ardhmja e projektit sonet: Smart Turizëm dhe mundësitë glocal '', me temën: '' Projekti Mediter për Rajonin '', Universiteti i Salentos 18 mars 2014.
- Konferenca Ndërkombëtare: '' Roli strategjik i Ekonomisë Kreative per Zhvillimin dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar '' me temë: '' Një Qasje në Ekonominë Kreative '', Durrës, 9 maj 2014.
- Workshop Ndërkombëtar: '' Sipërmarrja inovative dhe faktorët që mundësojnë për rritjen inteligjente territoriale '' me temën '' Mundësimi i një mjedisi për Promovimin e Sipërmarrjes inovative, Universiteti i Salentos, Lecce, 17 korrik 2014.
- Konferenca Ndërkombëtare e Delegacionit shqiptar në Toskanë, Itali: '' Strategjitë në Perspektivat evropiane dhe Bashkëpunimi Territorial '' me temën '' Zgjidhje Aplikative për Zhvillimin Urban dhe Turizmin në Shqipëri '', Toskanë, 25 tetor 2014.
- Forumi Ndërkombëtar: '' Drejt një Partneriteti për një Qytet të Qëndrueshëm dhe Inteligjent '' me temë: '' Mundësitë ekonomike dhe politike që mundësojnë një rritje të shpejtë të Qytetit '', Durrës, 3 nëntor 2014.
- Konferenca Ndërkombëtare: '' Co-working Europe '', Prezantim i projektit Betahause Tiranë '', Lisbonë, 24 nëntor 2014.
- Konferenca Ndërkombëtare: '' Nxitja e Sipërmarrjes Teknologjike në Zonën Euro-Mesdhetare: Sfidat dhe Mundësitë '' me temën '' Rëndësia e Partneritetit Privat-Publik për zhvillimin e Sipërmarrjes Teknologjike në Zonën e Mesdheut '', Lecce, 28 nëntor 2014.
- Konferencë: '' Progresi i qendrueshëm në Shëndetësi '', Tirana International, 30 tetor 2015 Tiranë, Shqipëri.
- Konferencë: '' Jashtë Kufijve: Hulumtimi dhe krijimi i politikave nga Skena kulturore e Pavarur të Shoqatave të Europës Jug Lindore '' me temë '' Konteksti Shqipëtar në skenën e Ballkanit'', 2 nëntor 2015 Sofje, Bullgaria.
- Konferencë Ndërkombëtare: '' Promovimi i Qyeteteve Inteligjentë, sfidat dhe mundësitë '', 6-7 November 2015 Durrës, Albania.
- Konferenca ndërkombëtare ''Rrjetëzimi i zgjuar dhe Cluster Innovativ të Qëndrueshëm'' me temë: '' Rritja e konkurrencës nëpërmjet krijimit të një Sistemi të Zgjuar Rrjetëzimi '', 17 shkurt 2016, Universiteti i Barit, Itali.
- Konferenca Ndërkombëtare "Inkurajimi dhe zhvillimin i projekteve të përbashkëta: Programet evropiane dhe mundësitë për Universitetet e zonës së Adriatikut", me temë: ''Horizon 2020, një sfidë për Universitetet Shqiptare'', 19 shkurt 2016, Universiteti Termoli, Campobasso, Itali.
- Seminar Ndërkombëtar ''Bursa e Tourizmit Pulja '' me temë: ''Turizmi si një përvojë'', 20 shkurt 2016, Lecce, Italy.
- Forumi Ndërkombëtar për Ekonominë Kreative '' Ndërtimi i një Rajoni Kreativ '', 20-21 Maj 2016 Durrës, Shqipëri.
- Workshop Projekti: '' Sigurimi i Cilësisë Akademike në Universitetet Shqiptare '', 1-3 Qershor 2016 Bukuresht, Rumani.