Eurona Leka, MA
 

Eurona Leka, MA      

Pedagoge
Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Politike
Departamenti i Shkencave Politike
Funksioni Administrativ: Koordinatore e Studimeve Master e Departamentit të Shkencave Politike

Angazhimi në mësimdhënie:
- Organizatat Ndërkombëtare (Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Politike)
- Analiza e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Shtetit Shqiptar (Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Politike)
- Të drejtat e Njeriut (Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Politike)
- Teori dhe Probleme të Nacionalizmit (Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Politike)
- Teori dhe Probleme Aktuale mbi Adminitrimin (MP Administrim Publik)
- Politikat dhe Politikëbërja e Bashkimit Evropian, (MSH Studime Evropiane)
- Politikat e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, (MSH Studime Evropiane)

Fushat e kërkimit:
- Marrëdhënie ndërkombëtare;
- Shkenca politike;
- Demokratizimi institucional;
- Menaxhimi i konflikteve;
- Analizë e krizave në nivel ndërkombëtar, proceset e negocimit dhe proceset e stabilizimit dhe rindërtimit.

Biografi e shkurtër
Eurona Leka është pedagoge e Shkencave Politike në Universitetin Marin Barleti. Ajo është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike me specializim në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin La Sapienza, Romë Itali në vitin 2005 dhe në Fakultetin e Shkencave Humane me specializim Gjuhë Shqipe në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan në vitin 2009. Ajo mban titullin master në marrëdhënie ndërkombëtare (MA) në misione paqeruajtëse dhe menaxhimin e konflikteve nga Universiteti i Torinos, Itali në vitin 2008, aktualisht është doktorante në programin e Doktoraturës Sistemi ndërkombëtar dhe të Drejtat e Njeriut” pranë Universitetit “La Sapienza”, Fakulteti i Shkencave Politike. Znj. Leka ka punuar si koordinatore për programe të ndryshme të organizatave ndërkombëtare si PNUD, ECHO, WFP dhe OSBE. Ajo është gjithashtu anëtare e Grupit të Punës, ngritur për elaborimin e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë Njerëzore, pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe studiuese e asociuar pranë këtij Instituti.

Publikime, Monografi, tekste, etj.:
- Botuar në 2012 nga LambertAcademic Pubblication Teza e Masterit me titull “Roli i Shqipërisë në misionet paqeruajtëse” me ISBN (978-3-659-21217-8)

Artikuj shkencorë:
- “Arsimi dhe mësimdhënia në perceptimin e qytetarëve shqiptarë dhe nxënësve të shkollave të mesmë - një qasje emipirike” në Revistën Studime Sociale (ISBN: 978-9928-127-10-5), Vëll. 6, Nr. 1, 2012, fq. 97

Referime në konferenca:
- Pjesmarrje në Konferencën “Demokraci pjesmarrëse: Sfidat drejt Integrimit Europian” e zhvilluar nga Departamenti i Politikës, Qeverisjes dhe Komunikimit në bashkëpunim me Institutin AIPA, me punimin me titull: "Mirëqeverisja dhe të drejtat e njeriut: dy koncepte të ndërlidhura”, Tiranë 30-31.05.2013
- “Të drejtat e njeriut dhe demokracia- dy koncepte të ndërlidhura”. Prezantim në Konferenën Ndërkombëtare të Institutit Shqiptar të Sociologjisë, Tiranë 21-22 nëntor 2011
- "Sfidat e arsimit në një botë globale: Njohuri, politikat dhe praktikat". (bashkë-autore), Prezantim në Konferencën Ndërkombëtare për Arsimin dhe Shkencën të mbajtur në Universitetin "Aleksandër Mosiu" në Durrës më 14-15 maj 2010.

Kontribute të tjera
: - “Barazia gjinore në forcat e armatosura”, rast studimor (bashkë-autore), tryezë e rrumbullakët organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Tiranë, 10 dhjetor 2010

Pjesmarrje në projekte:
- ECOSMeG (Europe for Citizens Programme - Action 4 - Decision no. 2012 - 3683 / 002 - 001”) Koordinatore e Projektit, Dhjetor 2012 - Maj 2014
- Koordinatore e Projektit “Media dhe Rinia” projekt i bashkëfinancuar nga Universiteti “Marin Barleti” dhe SOROS Korrik 2012- Korrik 2013

Trajnime
- 19.03.2014: Trajnim i specializuar mbi “Models and techniques of European Project Management for Universities: tools and Practices to benefit of European funding in Higher Education Institution” Albanian University Center of Services and Italian Consortium CINECA, Tiranë
- 24-28.06.2013: Trajnim i specializuar mbi “Të drejtat e njeriut dhe kinematografinë e arritshme”, Universiteti i Roehampton, Londër, Mbretëri e Bashkuar
- 20.12.10-7.01.11: Trajnim i Specializuar mbi “Cilësinë në mësimdhënie”, Universiteti Marin Barleti, Tiranë
- 15-19 Nëntor 2010: Trajnim i Specializuar mbi “Post Conflict Reconstruction and Stabilization - Key challenges and responses Bukuresht, Rumani