Prof. Dr. Gëzim Hadaj
 

Prof. Dr. Gëzim Hadaj      

Dekan i Fakultetit të Drejtësisë, Shkencave Sociale dhe Politike, Pedagog
Fakulteti i Shkencave Sociale
Departamenti: i Sociologjisë, Psikologjisë dhe Edukimit
Përgjegjësi i Departamentit Sociologji, Psikologji, Edukim

Angazhimi në mësimdhënie:
- English for Law Students
- Business English.

Fushat e kërkimit:
- Edukimi
- mësimdhënia dhe mësimnxënia.

Biografi e shkurtër:
Prof. Dr. Gëzim Hadaj, është diplomuar si mësues i gjuhës angleze dhe gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Gradën shkencore "Doktor" dhe titujt: "Docent" dhe "Profesor" i ka marrë në Universitetin e Tiranës.

Është specializuar në Kinë për stilistikën e gjuhës angleze dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si Fullbrajtist më 1992-1993. Ka një përvojë të gjatë si pedagog nga viti 1968 e deri më sot. Gjatë gjithë periudhës ka punuar në Universitetin e Tiranës ndërsa 6 vitet e fundit në Universitetin "Marin Barleti", që nga data e themelimit të tij.

Ka dhënë lëndën e përkthimit, stilistikës dhe komunikimit në gjuhën angleze. Ka drejtuar kualifikimin e mësuesve. Ka hartuar pesë tekste universitare dhe ka marë pjesë në konferenca shkencore për studimet amerikane në Shtutgard (Gjermani), në Grac (Austri), në Sevijë (Spanjë), në Amerikë.

Ka qënë dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, zëvendës ministër i Arsimit dhe kërkimit shkencor, drejtor kombëtar i programit TEMPUS për Shqipërinë dhe përgjegjës i dy departamenteve, i gjuhëve moderne dhe i komunikimit.

Është kryetar i grupit kombëtar për hartimin e kurrikulave të reja të gjuhëve të huaja në arsimin para-universitar në Shqipëri.

Është anëtar i Këshillit të Akreditimit të arsimit të lartë në Shqipëri.

Aktivitete të tjera:
- Recensa për vlerësimin e dosjeve për Profesor i Asociuar, Universiteti i Tiranës
- Vlerësim i dosjeve për akreditimin e universiteteve publike dhe private, në Agjensinë Kombëtare të Akreditimit
- Hartim kurrikulash dhe programesh të reja në Universitetin "Marin Barleti"

Libra:
- Anglisht klasa e 10. Miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, Shtëpia Botuese, Mediaprint, Tiranë, 2008
- Anglisht klasa 9. Miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, Shtëpia Botuese, Mediaprint, Tiranë, 2009
- Anglisht klasa 8. Miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, Shtëpia Botuese, Mediaprint, Tiranë, 2007
- Anglisht klasa 5. Miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, Shtëpia Botuese, Mediaprint, Tiranë, 2008
- Fjalor xhepi Anglish-shqip, Shtëpia Botuese Dituria, Tiranë 2005
- Fjalori Im i Parë i Anglishtes, Shtëpia Botuese Dituria, Tiranë 2000, 366 faqe.
- English 3, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, 166 faqe,Tiranë 1999
- English 4, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, 140 faqe,Tiranë 2000

Përkthime:
- N. Kosta, "Shqipëria Enigmë Europiane", OMSCA, Tirana 2002, 270 faqe.
- E. Koço, "History of Albanian Urban Songs", Dituria, Tirana 2002, 350 faqe.
- Practical Albanian for the English-Speakers, Editions Violette, Tiranë 2000, 235 faqe.
- Marian Davies, Dhuna në Familje, Shtëpia Botuese Dituria, 260 faqe, Tiranë 2000
- Jose Louis Gonzalez-Balado, Nënë Tereza Më Fjalët e mia, Shtëpia Botuese Koha, Tiranë, 1999, 109 faqe.
- Navin Chawla, Nënë Tereza, Shtëpia Botuese "OMSCA" & "Afërdita", Tiranë, 1998, 214 faqe.
- David Maden (red.) tregime Amerikane: nga: William Faulkner; Ernest Hemigway; John Steinbeck; Bernard Malamud; Nathanail Hawthorne; Edgar Allen Poe; Eudora Welty; Willa Cather;James Baldwin; John Updike) Shtëpia Botuese Enciklopedike, Tirana 1966, 182 pages.
- Luftrat e tjera Ballkanike 1993, Shtëpia Botuese Onufri, Elbasan, 1995, 218 faqe.
- Crick R. Bernard, Në Mbrojtje të Politikës, Shtëpia Botuese Marin Barleti, Tiranë 1994.