Dr. Ilir Panda
 

Dr. Ilir Panda      


Dr. Ilir Panda
Pedagog
Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike
Departamenti i Drejtësisë
Funksioni Administrativ: Përgjegjës i Departamentit të Drejtësisë

Angazhimi në mësimdhënie
- Procedura Penale (Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike)
E Drejta Penale (Pjesa e Përgjithshme) (Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike)
- Organizimi Gjyqësor (Master Shkencor në të Drejtë Penale dhe Kriminologji)
- Praktika profesionale (Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike)

Fushat e kërkimit:
- Procedura penale
- Organizimi gjyqësor

Biografi e shkurtër
Ilir Panda është diplomuar "Jurist", në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 1986. Ka kryer kualifikime pasuniversitare: në Itali, pranë Fakultetit të Jurisprudencës, në Universitetin e Trentos, në vitin 1993; kualifikim për Magjistrat, organizuar nga UNICRI (United Nations Interregional Crime and Justice Research Institute) dhe CSM (Superior Council of Magistracy), në Romë, Itali, në vitet 1994, 1998 dhe 2003; Trajnim mbi "Common Law", organizuar nga Lord Chancellor Department, në Londër, (Britani e Madhe), në vitin 1995; Programi "Trajnim i trajnuesve", i Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, organizuar në Varshavë (Poloni), në vitet 1998-1999; Studime pasuniversitare, në Fakultetin e Drejtësisë, ne Universitetin e Tiranës dhe marrje e gradës "Master", në 2005 dhe "Doktor", në 2011.

Ka filluar punën në organet e ndjekjes penale në rrethet Kruje (1986-1990) dhe Tiranë (1990-1991); Specialist në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë (1991-1994); Avokat (Dhoma e Avokatëve Tiranë), (1994-1997 dhe 2000-2002); Pedagog në Shkollën e Magjistraturës (1997-1999); Ministër i Drejtësisë (1999-2000); Zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (2003-2007); Aktualisht, pedagog në ShLUJ “Universiteti Marin Barleti".

Publikime:
Monografi, tekste, etj.:
- Bashkautor i Komentarit për Procedurën Penale në Republikën e Shqipërisë. Libri është botuar në vitin 2002 dhe ribotuar në vitet 2005, 2007, 2009, 2010 dhe 2012. Është i përkthyer dhe i botuar edhe në gjuhen angleze.
- Autor i librit “Organizimi Gjyqësor në Lëndën Penale në Republikën e Shqipërisë”, botuar në vitin 2012.
- Bashkëautor i Manualit “Për të drejtat e personave të arrestuar, të ndaluar apo të shoqëruar dhe respektimi i tyre nga policia e shtetit”, botuar në vitin 2015.
Artikuj shkencorë:
- Në Revistën Shkencore të Shkollës së Magjistraturës, "Jeta Juridike", Nr. 1, Qershor 2002, Rubrika "Artikuj teorikë", punimi me temë "Teknikat hetimore në krimet e vrasjes dhe veprimet e subjekteve procedurale të ndjekjes penale gjatë hetimit të tyre".
- Në Revistën Shkencore të Departamentit të Shkencave Juridike, të Universitetit të Triestes, "Quaderni del Dipartimento di Scienze Giuridiche", Nr. 4, viti 2000, punimi me temë "Çështja e dënimit me vdekje".
- Në Revistën "Gjeopolitika", Nr.IV, Mars 2010. Revistë e Institutit Kërkimor Shkencor "Barleti". Punimi me temë "Kushtetuta e Republikës së Kosovës në një vështrim krahasues".
- Në Revistën "Gjeopolitika", Nr. IV, Mars 2010. Revistë e Institutit Kërkimor Shkencor "Barleti". Punimi me temë "Organizimi gjyqësor sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës"
- Në Revistën "Drejtësia", revistë e organeve të drejtësisë, tetor-dhjetor 1993, me titull "Kodifikimi - Aspekte teorike dhe historike".
- Në Revistën "Sigma", botim i Bashkimit Evropian, Bruksel, Nr. 7, Shkurt 2005, me titull "Reforma Gjyqësore në Shqipëri".
- Në Revistën "Trajtime Juridike", botim i Fondacionit "Danida", Tirane 2002, me titull "Gjykimet e posaçme".

Referime në konferenca:
- Konferencë Shkencore Ndërkombëtare, "Kushtetuta dhe Sfidat e Konsolidimit të Republikës së Kosovës", organizuar nga Universiteti "Marin Barleti", Tiranë dhe Kolegji "Dardania", Prishtinë, në 29 Mars 2010. Referuar punimi me temë "Organizimi gjyqësor sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës".
- Konferencë Shkencore Rajonale Ndërkombëtare për Punën e Sistemit Gjyqësor, Prishtinë, Republika e Kosovës, në 25-27 Qershor 2003. Referim, me temë, "Aspekte të organizimit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë".
- Kongresi i 10-të të Kombeve të Bashkuara "Për parandalimin e krimeve dhe trajtimin e viktimave", mbajtur në Vjenë, Austri. Referim, me temë "Krimi dhe drejtësia, përballja me ndryshimet në shekullin e XXI".

Kontribute të tjera:
- Anëtar i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë, që nga viti 1994.
- Afetar i Dhomës Ndërkombëtare te Avokateve (International Bar Association), që nga viti 1995.
- Pedagog (i jashtëm) i Fakultetit te Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, në vitet 1993-1999.
- Pedagog (i jashtëm) në Shkollën e Magjistraturës së Shqipërisë, që nga viti 1999.
- Këshilltar Ligjor i Avokatit të Popullit të Republikës së Shqipërisë, në vitet 2000-2002
- Ekspert lokal i Këshillit të Evropës.
- Ekspert lokal i UNICEF (United Nations Children's Fund).
- Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë te Shqipërisë, në vitet 2002-2007.
- Anëtar i Këshillit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, nga viti 2014.
- Anëtar i Grupit Këshillimor pranë Ministrit të Drejtësisë - nga shkurti 2014.
- Ekspert pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë - nga janari 2015.

Pjesëmarrje në projekte (shkrim, drejtim dhe zbatim projektesh):
- Anëtar i Grupit të Punës për hartimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, në vitet 1992-1995 (I organizuar nen kujdesin dhe ndihmën e Këshillit te Evropës).
- Anëtar i Grupit të Punës për përgatitjen e Manualit për të Drejtat e Njeriut ne Shqipëri (Projekt i Qendrës Daneze për të Drejtat e Njeriut), në vitet 1996-1999.
- Anëtar i Grupit të Punës për Përafrimin e Legjislacionit Shqiptar me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (Projekt i Këshillit të Evropës), në vitet 1997 dhe 2000-2001.
- Anëtar i Grupit ndërministror të punës për Sistemin e Drejtësisë për të Miturit në Shqipëri (Projekt i UNICEF), në vitin 2000.
- Redaktor ligjor i botimin ne gjuhen shqipe të Manualit "Per Gjykimin e Drejte" (Projekt i Amnesty International), në vitin 2001.
- Anëtar i Grupit te Punës dhe Trajnues ne Projektin e "Trajnimi i gjyqtarëve dhe prokuroreve të zonave verilindore të Shqipërisë" (Projekt i Fondacionit SOROS dhe DANIDA), ne vitin 2001.
- Koordinator i Grupit te Punes per ndryshimin e legjislacionit ekzistues për Drejtësinë për të Miturit ne Shqipëri dhe përafrimin e tij me konventat ndërkombëtare dhe aktet e tjera nderkombetare, si dhe i Grupit te Trajnimeve për Drejtësinë për të Miturit (Projekt i UNICEF), në vitin 2001.
- Anëtar i Grupit të Punës për "Shqyrtimin e Mosdiskriminimit në këndvështrimin e Paktit të Stabilitetit të Evropës Juglindore" (Projekt i Këshillit të Evropës), në vitet 2002-2003.
- Redaktor i Buletinit Ligjor mbi jurisprudencen e vendimeve të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg (Projekt i Këshillit të Evropës dhe i Qendrës Evropiane në Shqipëri), në vitet 2001-2006.
- Projekti "Edukimi ligjor për te rinjtë", Universiteti "Marin Barleti", Instituti Kërkimor Shkencor "Barleti" dhe Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, vitet 2010-2011.
- Projekti “Forcimi i sistemit të drejtësisë për të rinjtë në Shqipëri”. Projekt i Save the Children dhe Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara, në vitin 2014.
- Pjesëmarrës në Programin trajnues të efektivave të Policisë së Shtetit për të drejtat e personave të arrestuar, të ndaluar apo të shoqëruar dhe respektimi i tyre nga policia. Projekt i Institutit Europian të Tiranës, Pameca IV dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në vitet 2014 - 2015.
- Pjesëmarrës si ekspert në grupin e punës për reformën në drejtësi në Republikën e Shqipërisë, në vitet 2015 – 2016.