Dr.Robert Gjedia
 

Dr.Robert Gjedia      

Pedagog
Fakulteti I Ekonomisë dhe Shkencave Sociale
Departamenti i Shkencave Sociale dhe Edukimi
Funksioni Administrativ: Drejtor i Institutit të Edukimit “Barleti”

Angazhimi në mësimdhënie:
- Hartimi dhe zhvillimi i kurrikulës (Fakulteti i Shkencave Sociale)
- Vlerësimi i nxënësve (Fakulteti i Shkencave Sociale)
- Drejtimi dhe menaxhimi i arsimit (Fakulteti i Shkencave Sociale)
- Inspektimi në arsim (Fakulteti i Shkencave Sociale)

Fushat e kërkimit:
- Zhvillimi i kurrikulës në arsimin parauniversitar dhe universitar;
- Zhvillimet e edukimit dhe historia e arsimit dhe e pedagogjisë;
- Vlerësimi dhe inspektimi në arsim;
- Filozofitë e edukimit;
- Mësimdhënia dhe të nxënët për fëmijët dhe të rriturit;
- Zhvillimi profesional i mësuesve dhe drejtuesve të arsimit në punë;
- Qytetaria dhe demokracia në shkollë; Edukimi i të drejtave të njeriut në edukim;
- Edukimi ndërkulturor në edukim;
- Edukimi gjinor në shkollë;
- Edukimi mjedisor;

Biografi e shkurtër
Robert Gjedia është pedagog i shkencave të edukimit në Universitetin “Marin Barleti”. Ai është diplomuar në Fakultetin e mësuesisë në universitetin e Shkodrës në vitin 1988. Më pas, gjatë viteve 2001-2003, ka kryer studimet pasuniversitare të nivelit “Master Shkencor në Edukim” në Fakultetin e Shkencave Sociale pranë Universitetit të Tiranës. Më 2012 është doktoruar në Qendrën e Studimeve Albanalogjike (QSA) në Tiranë me temën “Arsimi në Shqipëri gjatë periudhës 1920-1939”.

Ka kryer një sërë specializimesh jashtë vendit si:
-Ka përfunduar një kurs trajnimi në universitetin “Xhorxh Town”në Washington D.C për programin ndërkombëtar “Head Start”, duke fituar dhe një çertifikatë përkatëse për këtë program, viti 1998, mbështetur nga “Soros” dhe nga Qendra për Kërkime Ndërkombëtare për Edukimin e Fëmijëve, Washington D.C.
-Ka përfunduar një kurs të plotë të nivelit master me tematikë “Menaxhimi dhe zhvillimi i projekteve në edukim”, mbështetur nga “Soros” dhe nga Universiteti i Karolinës Perëndimore të SH.B.A, viti 2000.
-Ka përfunduar një kurs trajnimi në fushën e pedagogjisë për nxitjen e mendimit kritik përmes lexim-shkrimit, duke fituar një çertifikatë me 120 orë studimi për pedagogjinë e avancuar të dhënë nga 3 universitete të njohura amerikane 1998-2001.
-Ka përfunduar një kurs dy-javor trajnimi në Francë në fushën e pedagogjisë bashkëkohore, duke marrë dhe nje certifikatë përkatëse, 2001.
-Ka përfunduar një trajnim 10 ditor në “Trinity College” Dublin me tematikë hartimin “Zhvillimi i kurrikulës”. Irlandë , 2009. përfundura një kurs njëjavor trajnimi në Utrecht-Holandë në Qendrën për Përmirësimin e Shkollës, me tematikë “Përfshirja e TIK-ut në procesin mësimor”, Holandë 2010.
-Ka përfunduar një trajnim 2-javor me ekspertë ndërkombëtarë për inspektimin në arsim, Tiranë, 2012.
-Ka përfunduar një kurs trajnimi me ekspertë austriakë lidhur me inspektimin e shkollave profesionale, 2013, Tiranë
- Ka punuar si mësues, drejtor shkolle, inspektor arsimi, kërkues shkencor në Institutin e Studimeve Pedagogjike (ISP). Më pas përgjegjës i studimeve po në këtë Institut, ndërsa nga viti 2008 deri më 2010 ka qenë drejtor i Institutit Kombëtar të Kurrikulës dhe Trajnimit (IKT).Në periudhën 2010-2014 drejtoi dhe krijoi institucionin e inspektimit në nivel kombëtar, si kryeinspektor i Arsimit në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit (ISHA). Në vitin 2014 ka filluar pedagog në universitetin “M.Barleti” Tiranë

Publikime, Monografi, tekste, etj.:
- Autor i 18 artikujve shkencore, që nga viti 1966-2013, me tematika të larmishme të fushës së edukimit në “Revistën Pedagogjike”, revistë kombëtare, shkencore.
-Autor i artikullit “Praktika mësimore europiane në arsimin shqiptar gjatë viteve 1925-1939” autor, botuar në revistën shkencore “Stuime Historike” të Instituti të Historisë,QSA, viti 2013.
- Autor i artikullit “Vlerësimi i shërbimit psikologjik në shkollë” artikull shkencor, botuar në anglisht në revistën ndërkombëtare “BJES” të universitetit “Beder” Tiranë, 2013.

Autor dhe bashkautor në botimet e mëposhtme:
- “Kurrikula dhe shkolla-ciklin fillor” autor dhe redaktor shkencor në 6 buletine të ISP, 2002-2006
- “Ndërveprimi në klasë” module trajnimi për mësues dhe redaktor shkencor në 5 module të ISP, 2004.2006.
- Autor në shumë artikuj për çështje psiko-pedagogjike në buletinet psiko-pedagogjike të ISP, 2004-2007.
- Autor në shumë artikuj për çështje të menaxhimit të arsimit në buletinet “Menaxhimi i arsimit” të ISP, 2004-2007.
- “Plani afatmesëm i shkollës” libër, botim i IKT dhe organizatës “Save the Children”, 2008.
- Bashkautor i Kornizës Kurrikulare të Gjimnazit dhe të Arsimit Profesional, mbështetur nga Ministria e Arsimit, 2010.
- Bashkautor i Udhëzuesit për Zhvillimin e Kurrikulës së Gjimnazit dhe të Arsimit të Mesëm Profesional, mbështetur nga Ministria e Arsimit, 2009.
- Drejtues i ekipit të hartuesve dhe bashkautor i udhëzuesit zyrtar “Inspektimi dhe Vlerësimi i brendshëm i shkollës” , 2010 IKAP dhe MASH.
- Drejtues i ekipit të të hartuesve dhe bashkautor i udhëzuesit zyrtar “Inspektimi dhe Vlerësimi i brendshëm i kopshtit” , 2010 IKAP dhe MASH.
- Drejtues i ekipit të hartuesve dhe bashkautor i udhëzuesit zyrtar “Inspektimi dhe Vlerësimi i brendshëm i DAR/ZA-së” , 2010 IKAP dhe MASH.
- Bashkautor i botimit “Metodologjia e inspektimit dhe vlerësimit të brendshëm të institucioneve të arsimit parauniversitar” IKAP, 2011
- Bashakautor i udhëzuesit zyrtar “Inspektimi dhe Vetëvlerësimi i Shërbimit Psikologjik në Shkollë” 2013, ISHJA dhe MASH .
- Bashakautor i udhëzuesit “Vlerësimi i Zbatimit të Edukimit Gjinor në Shkollë” 2013, ISHA dhe Zyra e Kultur-Kontakt, Austria në Tioranë .

Autor i botimeve në projektet e mëposhtme, si:
- Kurrikula:“Edukimi i të Drejtave të Njeriut në fakultetet pedagogjike” që zhvillohet në 5 universitete të vendit ( Shkodër, Elbasan, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër). Tiranë 2004, mbështetur nga QSHDNJ dhe universitetet e cituara.
- “Të drejtat e njeriut në edukim” libër, autor, mbështetur nga QSHDNJ, 2004.
- “Edukimi ndërkulturor dhe i të drejtave të njeriut në shkollë” libër, autor, mbështetur nga UNESKO, 2006 Tiranë.
- “Edukimi për paqe” libër, autor, botuar nga “Qendra për Paqe” Tiranë, 2006, si dhe mbështetur nga OKB-ja.
- Mësimdhënia dhe të nxënët në klasat e bashkuara” libër, autor, viti 1998, botuar nga “Soros”.
-“Ne mund të ndryshojmë” udhëzues për edukimin e të drejtave të njeriut dhe qytetarinë në shkollë, 2002, autor, mbështetur nga “TROCAIRE” Irlandë.
- “Jemi dhe ne” udhëzues me veprimtari praktike për edukimin e të drejtave të fëmijës në shkollë, autor, 2003, mëbshtetur nga TROCAIRE-Irlandë.
- “Manuali i trajnerit” udhëzues, autor, 2005, mbështetur nga “Save the Children”.
- “Mësimdhënia dhe të nxënët në shkollën e lartë” udhëzues për pedagogët e rinj, autor, 2007, mbështetur nga Fakulteti i Shkencave Sociale-UT dhe “Soros”.
- Modul trajnimi “Edukimi për parandalimin e trafikimit njerëzor në shkollë” autor, mbështetur nga IOM-Tirana, 2006.

Botime jashtë vendit
: -“Educating of the Next Generation,” broshurë, author, publikuar nga CVT organization in Minneapolis Sh.B.A. Kjo broshurë është përkthyer dhe në gjuhët turke, frënge dhe spanjolle.
-“EDNJ në fakultetet pedagogjike të universiteteve shqiptare” autor, publikuar nga revista “Edukimi global” Londër, viti 2000..
-“Të drejtat e fëmijëve” manual, autor, publikuar nga Qendra për Arsim Kosovës, Prishtinë 2005. Ky manual është botuar dhe në gjuhët turke dhe serbe.
-“Mësime paqeje përreth botës” manual, autor,botuar në gjuhën angleze nga OKB, 2005.
-“Vokacioni perëndimor i arsimit shqiptar” revistë ndërkombëtare e edukimit (me faktor impakt), titulluar “Anglisticium: 2014, Shkup-Maqedoni.

Botime artistike dhe pedagogjike
-“Dritaret e mia...” libër për fëmijë 6-8 vjeçarë, publikuar nga shtëpia botuese “Pegi’, 2002. Tiranë
- “Hape portën...” libër për fëmijë 10-15 vjeçarë, publikuar nga shtëpia botuese “Pegi’, 2003. Tiranë
- “Labirintet e mia...” libër për fëmijë 3-6 vjeçarë, publikuar nga shtëpia botuese “Pegi’,2004. Tiranë
- Edukata shoqërore” tekste për klasën e parë tgë ciklit fillor, 2004, fitues si tekst alternative nga MASH.

Prezantime në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare
- Prezantime në dy konferenca kombëtare për të lexuarit dhe të shkruarit, organizuar nga ISP Tiranë, vitet 2001 dhe 2003.
- Prezantim në workshopin ndërkombëtar në Ankara me temë: “Mobilizimi i institucioneve publike për EDNJ”, organizuar nga CVT Minneapolis e Sh.B.A në Turqi, viti 2002.
- Prezantim në konferencën rajonale mbajtur në Serbi, organizuar nga Akademia e Shkencës së Serbisë, me temë” Edukimi shkencor në moshat e vogla në Shqipëri” vitit 2005.
- Prezantim në konferencën kombëtare për strategjinë kombëtare të zhvillimit të kurrikulës parauniversitare, organizuar nga MASH & ISP, Tiranë 2004
- Prezantim në konferencën kombëtare për strategjinë e trajnimit të mësuesve të arsimit fillor, organizuar nga MASH dhe ISP, 2003 Tiranë.
- Prezantim në konferencën kombëtare të mbajtur në universitetin e Elbasanit lidhur me edukimin artistik në shkollë, organizuar nga ISP dhe UE, 2004.
- Prezantim në një konferencë rajonale mbajtur në Tiranë, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë me tematikë “Mësimdhënia e edukimit qytetar në shkollën shqiptare” organizuar nga ISP, Trocaire-Irlandë në Tiranë, 2005.
- Prezantim në konferencë ndërkombëtare në Tiranë me temë “Zhvillimet e inspektimit në arsim gjatë periudhës 1925-1939, viti 2010.
- Prezantim, në konferencën ndërkombëtare në Elbasan, organizuar nga UE me temë “Zhvillimet arsimore gjatë periudhës 1924-1939”, viti 2011.
- Prezantim në konferencën kombëtare në Tiranë, organizuar nag FSHS në UT, me temë “Zhvillimet arsimore gjatë periudhës 1933-1935 të ministrit Mirash Ivanaj” viti 2013, Tiranë. - Prezantim në konferencën kombëtare “Zhvillimi i kapitalit njerëzor”të organizuar nga UMB me temë “Perspektiva dhe sfida për rritjen e numrit të nxënësve në arsimin profesional” Tiranë, 2014.
- Prezantim në konferencën ndërkombëtare “Ballkani 100 vite pas fillimit Luftës së Parë Botërore” mbajtur në Shkup, me temë “Vokacioni perëndimor i arsimit shqiptar”, organizuar nga Instituti për Studime Politike Ndërkombëtare” Maqedoni, 2014.

Autor në studime dhe raporte vlerësimit
- Autor në studimin “ Kompetencat profesionale të mësuesve në punë”, publikuar nga ISP, 2004.
- Autor në studimin “Situata e trajnimit dhe e kualifikimit të mësuesve në punë” publikuar nga ISP, 1999.
- Autor ne raportin e vlerësimit për fëmijët me vështirësi fizike, mbështetur nga UNICEF, 2002.
- Autor në raportet e vlerësimeve të jashtme të 5 fakulteteve që përgatisin mësues të arsimit fillor në vend (Shkodër, Gjirokastër, Vlorë, Elbasan, Korçë), mbëshetur nga Agjensia Kombëtare e Akreditimit të Arsimit të Lartë, Tiranë, 2005.
- Autor i studimit “Edukimi qytetar në Shqipëri” mbështetur nga TROCAIRE-Irlandë, 2003.
- Autor i raportit të vlerësimit “Jeto shëndetshëm!” për të rinjtë në gjimnaze, mbështetur nga UNICEF, 2010,
- Autor i raportit të vlerësimit “Qeveria e nxënësve në shkollë", mbështetur nga UNICERF, 2011.