Sokol Jareci, MSc
 

Sokol Jareci, MSc      

Pedagog
Fakulteti: Shkencave Sociale
Departamenti: Edukimi Fizik dhe Sporte
Funksioni Administrativ: Koordinator i degës së sporteve në UMB

Angazhimi në mësimdhënie:
- Lënda: Atletike
- Lënda: Psikologji sportive

Biografi e shkurtër
Sokol Jareci është pedagog në degën e Edukimit Fizik dhe Sporteve në Universitetin Marin Barleti. Ai është diplomuar në 2009 në Akademinë e Sporteve “Vojo Kushi” Tiranë në specialitetin Atletikë. Ai mban titullin Master i Shkencave në "Mësuesi" si dhe Master Profesional në”Edukim në mësim dhënie - mësim nxënie”.

Z. Jareci nga 1989 ka qenë arbitër futbolli pranë FSHF aktivitet të cilin e ka vazhduar deri në vitin 2010. Në një periudhë 10 vjeçare(2000-2010) ka qenë arbitër i FIFA-s ku ka përfaqësuar Shqipërinë në shumë ndeshje ndërkombëtare. Nga 2010 është pjesë e sektorit të arbitrave pranë FSHF-së por kësaj here në rolin e instruktorit dhe përgjegjësit për edukimin profesional të arbitrave të rinj dhe atyre të Elitës. Të njëjtin pozicion z.Jareci ka edhe në UEFA(Organizata Europiane e Federatave të Futbollit) ku prej 2011 është vëzhgues dhe instruktor për arbitrat “Talente”.

Që nga viti 2012, për herë të parë është pjesë e botës akademike pranë Universitetit”Marin Barleti”.

Pjesëmarrje në projekte:
Anëtar i grupit të Projektit UMB "Vota rinore "për ndërgjegjësimin e të rinjve për një pjesemarrje sa më të madhe në votimet për zgjedhjet parlamentare Qershor 2013 i projektuar dhe i zhvilluar në shkollat e mesme të vendit.

Aktualisht trajner i ekipit të futbollit të UMB Soccer.