Valbona Alikaj, MSc
 

Valbona Alikaj, MSc      

Pedagoge
Fakulteti i Drejtësisë, Shkencave Sociale dhe Politike
Departamenti i Drejtësisë

Angazhimi në mësimdhënie
- E drejte civile;
- E drejte e detyrimeve;
- E drejte e punës;
- Procedurë civile

Fushat e kërkimit
- E drejta e pronësisë
- Kontratat; Shkaktimi i dëmit

Funksioni Administrativ:
- Koordinatore e Fakultetit të Drejtësisë për studimet Bachelor
- Përgjegjëse e Zyres së Orientimit Akademik

Biografi e shkurtër

Valbona Alikaj, lindur më 21/11/1982, Sarandë. E diplomuar në Universitetin Modena e Reggio Emilia (Itali) në 2006 ku ka mbrojtur diplomën me temën Titulli Ekzekutiv në shkenca juridike dhe në 2009 ka përfunduar masterin shkencor në shkenca juridike me temë “Të drejtat e Njeriut në Islam”. Gjatë kësaj periudhe ka patur edhe përvojë pune pranë Universitetit të Modenas. Aktualisht është pedagoge e së Drejtës Private në Shluj “Universiteti Marin Barleti” dhe pjesë e departamentit të Drejtësisë. Duke filluar nga viti 2013 është regjistruar në ciklin e tretë të studimeve doktorale, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i të Drejtës Civile, me temë “Mjetet mbrojtëse të pronësisë në vështrim krahasues”.

Pjesëmarrje në aktivitete akademike/konferenca
Pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore me temë Konferenca Ndërkombëtare Shkencore"Tradita e ligjit dhe ligji në tranzicion: proceset sociale, politike dhe normative në perspektivë krahasuese”, organizuar nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë dhe Konrad Adenauer Stiftung, Rule of Laë Program South East Europe në Fakultetin e Drejtësisë, Tiranë, në datat 28-29 prill 2016.
Pjesëmarrje në Konferencën e Parë Shkencore Ndërkombëtare të Studimeve Master me temë: “Hoë the International Migration is shaping the contemporary Society”, organizuar nga Instituti Shqipëtar i Sociologjisë (AIS) dhe Shoqata Ndërkombëtare e Sociologjisë (ISA) dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë në Universitetin AAB, Prishtinë në datat 20 dhe 21 nëntor 2015. Tema e referuar “Efektet e mospërmbushjes së kontratës: krahasimi i trajtimit të dispozitave nga Kodi civil shqiptar dhe italian”

Pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare me temë “Managing Intellectual Capital and Innovation for Sustainable and Inclusive Society”, organizuar në Universitetin “Aldo Moro”, Bari, Italy, gjatë datave 27- 29 maj 2015. Tema e referuar: “Kufizimet e të drejtës së pronësisë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.
Pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare me temë “Education and Social Sciences” organizuar nga Ëest East Institute, në Vjena Austri, gjatë datave 12- 15 prill 2015. Tema e referuar: “Rekomandimet e GJEDNJ drejtuar Shqipërise në çështjen e pronave”
Pjesëmarrje në Konferencën e 9te Vjetore Ndërkombëtare me temë “Ligji dhe vlerat në shoqërinë bashkëkohore” të AIS, organizuar në Universitetin Europian të Tiranës, në datat 21,22 Nëntor 2014, Tiranë. Tema e referuar: “Martesa dhe familja, një garanci dhe përgjegjësi për individin”.
Pjesmarrje në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me temë “Shqipëria dhe Pakicat Kombëtare, Etnike, Kulturore”, organizuar nga Universiteti “Marin Barleti” në bashkëpunim me Institutin e Cështjeve Publike, zhvilluar në 13, 14 shkurt 2013, në Tiranë. Tema e referuar: “Aktet ndërkombëtare dhe mbrojtja e pakicave”
Pjesmarrje në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me temë: “Pushteti Gjyqësor dhe Integrimi Evropian” organizuar nga Universiteti “Marin Barleti” në bashkëpunim me Universitetin “Andrei Shaguna”, Kostancë, Rumani, zhvilluar në 6 Prill 2012 në Tiranë. Tema e referuar: Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe roli i tij në organizimin e gjyqësorit”.

Publikime

Roli i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në organizimin e pushtetit gjyqësor”, botuar në revistën “Gjeopolitika”, Nr.7, Janar 2013, me ISSN 2218-7294.

“Aktet ndërkombëtare dhe mbrojtja e pakicave” botuar te revista “Gjeopolitika” Nr.8, Janar 2013, me ISSN 2218-7294.

“Rekomandimet e GJEDNJ drejtuar Shqipërise në cështjen e pronave”- botuar te ËEI International Academic Conference Proceedings, 2015, Viena Austri.

“Kufizimet e të drejtës së pronësisë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Italisë” në proces botimi në revistën Ndërkombëtare Shkencore Laë and Tax me ISSN 2421-0668, (http://ëëë.toknoëpress.net/journals/ijlt/).


Pjesëmarrje në projekte
- Pjesëmarrje në trajnimin “Mësimdhënia dhe Mësimnxënia” organizuar nga Universiteti Marin Barleti, Mars 2010;

- Pjesë e grupit për hartimin e projektit :Orientimi i karrierës në funksion të punësimit, AMSHC, Shkurt 2013;

- Frekuentimi i trajnimit “Menaxhimi i Qendrës së karrierës, organizuar nga USAID, Projekti Rritje Albania, 11-13 Mars 2013;

- Pjesëmarrje në trajnimin me temë “Të drejtat e njeriut” në Gjykatën Evropinae të të Drejtave të Njeriut, (GJEDNJ), organizuar në Strasburg, Francë në datat 2, 3 Dhjetor 2014;

- Pjesëmarrje në trajnimin “Mësimdhënia dhe Mësimnxënia” organizuar nga Universiteti Marin Barleti, Mars 2010.


Njohuri në Gjuhë të Huaja
Mbrojtja e Gjuhës angleze, niveli akademik (C) në Maj 2014, Qendra BTTC.
Italisht Niveli Shumë mirë