Xhuljeta Krasta, MSc
 

Xhuljeta Krasta, MSc      

Pedagoge
Fakulteti: Shkencave Sociale
Departamenti: Departamenti i Qeverisjes, Politikës dhe Komunikimit
Funksioni Administrativ: Koordinatore e Zyres AIPA - Albanian Institute for Public Affairs

Angazhimi në mësimdhënie:
- Lidershipi Politik (Fakulteti i Shkencave Sociale)
- Gjuha politike (Fakulteti i Shkencave Sociale)
- Etika dhe politika (Fakulteti i Shkencave Sociale)
- Gjuha angleze (dhe profesionale) (Fakulteti i Shkencave Sociale)

Fushat e kërkimit:
- Demokratizimi dhe fuqizimi i procesit në Europën Juglindore
- Politikat gjinore në Shqipëri dhe rajon
- Etika në Politikë
- Sjellja e Lidershipit Politik
- Integrimi i Shqipërisë dhe i rajonit në BE

Biografi e shkurtër
Xhuljeta Krasta është pedagoge e Shkencave Politike në Universitetin Marin Barleti. Ajo është diplomuar në 2007 në American College of Thessaloniki ACT në degën "Histori & Marrëdhënie Ndërkombëtare me fokusim në Punët e Jashtme & Minor në Biznes Ndërkombëtar" (with Honors*); ajo mban titullin Master of Arts në "Media and Communications" nga Universiy of Indianapolis, marrë në 2010 si Studente e Dalluar (Universitet publik në SHBA me filial edhe në Athinë).

Znj. Krasta ka punuar në 2006 si asistente në OJF-në Ballkanike me qendër në Selanik, Greqi CDRSEE—Center for Democracy and Reconciliation in Southeast Europe. Ajo ka punuar si koordinatore në PRADO--Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun në American College of Thessaloniki ACT në 2007. Në 2008 ajo ka punuar si aktiviste për International Amnesty of Human Rights në Selanik, Greqi dhe që prej Qershor 2010 punon në Universitetin Marin Barleti.

Pjesëmarrje në projekte:
Anëtare e grupit të Projektit UMB (bashkë me koleget J. Begaj dhe F. Qurkun) "Informimi i të rinjve për Integrimin e Shqipërisë në BE" e projektuar të zhvillohet gjatë vitit 2011-2012 në shkollat e mesme të vendit.